Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 35-vjeçarit Adratik Ishmaku në Krujë. Mësohet se në pranga ka rënë Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë. Ky i fundit dy ditë më parë plagosi me armë zjarrin komshiun e tij, Adratik Ishmaku pas njën konflikti për pronat.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:
-Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen"Sesere", Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.