Kjo grua është heroina e luftës në Kosovë, ja çka bëri për banorët e Drenasit

E Enjte, 06 June 2019 09:53

Sot në Aeroportin e Prishtinës organizohet mikpritje për veteranen e ushtrisë kanadeze, Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-s u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit.
Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtare kanadeze e cila nëpërmjet KFOR-it ka shërbyer në Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet ’99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.

Në qershor të vitit 2018 nëpërmjet fotografive i kërkoi 21 fëmijë për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, përbrenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan.

Kjo ushtare, pas më shumë se 20 vitesh vjen në Kosovë, për t’i takuar ata fëmijë por edhe për ta vizituar vendin të cilin e ndihmoi.

Me këtë rast organizata joqeveritare Qendra e Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.

Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do t’i dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Po ashtu, në shenjë simbolike do t’i dhurohen flamuri i Kosovës dhe mirënjohje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...