Të dëmtuara nga minjtë/ AKU bllokon djathë, miell e oriz në Korçë

Saturday, 08 June 2019 13:28

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në dy biznese në Devoll e Bilisht, të cilat i ka gjobitur për ruajtjen në kushte jo higjienike të produkteve që tregtonin.

Në njërin prej tyre, AKU ka bllokuar 300 kg djathë, pa certifikata veterinare të qumështit si lëndë e parë, ndërsa në marketin tjetër janë bllokuar 150 kg Niseshte, 150 kg Oriz dhe 500 kg miell gruri. Sasia e sipërpërmendur rezulton pa pa fletë analizë dhe është dëmtuar nga brejtësit, siç njofton AKU.

NJOFTIMI I PLOTE

Në kuader të planit vjetor të inspektimeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor që tregtojnë produkte të qumështit dhe njesi tregtimi (markete).

Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Korçë evidentojne se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Poli Baci” (Menkulas, Devoll) me aktivitet përpunim qumështi u konstatua se subjekti ishte objekt i pagimit të TVSH, por zhvillonte aktivitetin e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu subjekti nuk dispononte certifikatat veterinare të qumështit si lëndë e parë; mungonte ambjenti për pranimin e lëndës së parë dhe depozitimit të mjeteve të pastrimit; mungonin kartat teknologjike si dhe nuk ishte rinovuar analiza e ujit. Per shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshte:
Gjobë ne vleren 1,000,000 lekë për zhvillimin e biznesit në një stabiliment të parregjistruar,
Gjobë ne vleren 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

 

a. Gjobë ne vleren 200,000 lekë, për veprime të operatorit të biznesit në kundërshtim me ligjin,
b. Bllokum i sasise prej100 kg djath kaçkavall dhe 200 kg djath i bardhë,
C. Bllokimi i aktivitetit për shkak te ushtrimut te tij në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin Aurel Zyryku (Bilisht) me aktivitet supermarket, në ambjentin e magazinimit të ushqimeve u konstatuan kushte higjenike të papërshtatshme (muret dhe tavanet ishin me material që nuk pastrohej lehtësisht, po kështu edhe dyshemeja). U konstatuan mbetje të brejtësve dhe shpendëve si dhe u gjetën 150 kg Niseshte, 150kg Oriz dhe 500kg miell gruri pa fletë analizë dhe të dëmtuar nga brejtësit të cilat u bllokuan me destinacion asgjesimin. Nisur nga shkeljet e gjetura ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:
a. Gjobë ne vleren 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
b. Gjobë ne vleren 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
c. Bllokimi i aktivitetit për shkak se ushtrohej në kundërshtim me ligjin.
3) Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Selami Mehmeti” (Pogradec) me aktivitet njesi tregtimi u gjenden produkte pa dokumentacion përkatës për gjurmueshmërinë si: Raport Prove dhe Fatura Tatimore. Nisur nga kjo shkelje ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:
a. Gjobë ne vleren 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
b. Bllokim i sasise 24 kg kripe, 45 litra ujë, 13 litra lëngje frutash dhe 18 litra pije energjike.

  • foto galeri
  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...