Presidenca: Do të ketë një datë të re zgjedhjesh

E Enjte, 13 June 2019 17:15

Dy këshilltarët e Presidentit, Ilir Meta në një konferencë për mediat thonë se të gjitha institucionet dhe subjektet politike duhet të respektojnë aktin e Presidentit. Kush është kundër, tha këshilltari Bledar Dervishaj, mund ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese apo çdo gjykatë tjetër.

Dervishaj: Në vend të një diskutimi mbi argumentet ligjorë që u mbështet presidenti dhe në vend që të ishte një moment ku të shfaqej një reflektim apo ku mund të diskutohej për zgjidhjen e krizës, sot përkundrejt kësaj pritshmërie u lëshuan lumenj fyerjesh ndaj institucionit të presidenti

Kjo retorike toksike nuk i shërben zgjidhjes së krizës dhe paqes në vend.

Ky akt është marrë bazuar tërësisht në argumente kushtetues ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Akti i Presidentit, referuar marrëdhënieve juridike dhe argumenteve e bën dekretin e presidentit një akt me natyre të veçantë dhe askush përveç gjykatës kushtetuese nuk mund ta gjykojë vlefshmërinë. KQZ eshte i detyruar ta zbatoje dekretin

Çdo subjekt politike apo jo politik, i cili nuk është dakord me vendimmarrjen e presidentit apo kundërshton kompentecat është i lirë të ngrejë pretendimet në Gjykatën Kushtetuese apo çdo gjykatë tjetër

Presidenti përsërit qëndrimin e tij se ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues, e cila mund të kulmonte me një përplasje në 30 qershor.

Presidenti siguron qytetarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit në një datë më të afërt.

Për caktimin e kësaj date presidenti ka nisur një proces konsultimit më të gjitha palët politike.

Presidenti do të shprehet me dekret për caktimin e një date të re.

Këshillat bashkiakë aktualë do të ushtrojë funksionet dri në krijimin e këshillave pasardhës.

Kjo nuk është një zgjatje e mandatit për organet vendore, por një detyrim që e përcakton ligji për vetëqeverisjen vendore. Cdo aludim se në datën 8 gusht ndërporitet mandati i tyre është një trillim politik.

Presidneti i Republikës ripërsërit thirrjen ndaj të gjitha palëve politike, që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për të reflektuar dhe t'i përgjigjen ftesës së presidentit për dialog, për të gjetur sëbashku një zgjidhje për krizën, përfshirë edhe dakordësimin e një date të re zgjedhore.

Presidenti rigaranton se është i gatshëm të marrë të gjitha vendimet e rëndësishme që do të diktojë situata në përputhje me kompetencat që kushtetuta ja ka përcaktuar.

Kane nisur takimet konsultative me aleatët e Partisë Demokratike për datën e re të zgjedhjeve.

Presidenti Meta i ka bërë ftesë dhe kryetarit të PS Edi Rama për bisedime, sikurse dhe kryetarit të PD Lulzim Basha. Ndërkaq negociatat pritet të vazhdojnë edhe sot me partitë e tjera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...