Ekzekutoi me kallashnikov 24-vjeçarin në Kurbin, kapet autori.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas të dhënave të para të policisë, vrasja ka ndodhur pë shkaqe banale. Mes të rinjve ka pasur një zënkë për një vend parkimi. Debati ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Pas ngjarjes autori u largua. Ndërsa mësohet se mbrëmjen e sotme është vënë në pranga.
U shoqërua në ambientet e policisë dhe pritet të merret në pyetje me qëllim zbardhjen e plotë të situatës e cila çoi në humbjen e jetës së një 24 vjeçari.