Nuk monitorohen koncensionet, nuk identifikohen rreziqet nga korrupsioni dhe mashtrimi

E mërkurë, 26 June 2019 08:42

Sistemi i koncesioneve dhe administrimit të tyre u konsiderua një ndër katër rreziqet më të larta që po krijojnë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Këtë herë evidenca vjen nga vetë qeveria e cila nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në analizën për kontrollet e vitit 2018 që janë bërë gati për raportim në Kuvend auditi qeverisë në ministritë e linjës janë evidentuar me risk të lartë këto sisteme:

-Sistemi i prokurimeve, blerjeve dhe investimeve;

-Sistemin e administrimit të aseteve;

-Sistemin e koncesioneve, ankandeve dhe administrimit të pronës;

-Sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit

Gjetjet kryesore në sistemin e koncesioneve dhe ankandeve evidentohen në mosmonitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare që janë në fazën e ndërtimit ose kanë hyrë në fazën e shfrytëzimit.

Gjithashtu u gjet mungesë monitorimi në veprimtarinë e sektorit për oponencën teknike dhe mosrespektimin e kushteve të marrëveshjeve lidhur me garancitë financiare të marrëveshjeve hidrokarbure.

Audituesit e qeverisë raportuan se ka mungesë të procedurave të shkruara në lidhje me procesin e identifikimit të risqeve, kryesisht të risqeve që kanë të bëjnë me korrupsionin apo mashtrimin, gjë që bën që menaxhimi të mos jetë i angazhuar në trajtimin e tyre, dhe rrjedhimisht, kontrollet e brendshme në proceset e ndryshme të punës nuk janë të bazuara në risk.

Ata vlerësuan se ekziston një mungesë e konsiderueshme e koordinimit dhe komunikimit në lidhje me arritjen e objektivave dhe treguesve të performancës midis institucioneve eprore dhe njësive të tyre të varësisë, gjë e cila mund të përmirësohet nëpërmjet organizimit të trajnimeve të përbashkëta të këtyre njësive publike, për të siguruar një informacion sa më të konsoliduar dhe gjithëpërfshirës.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të monitorimit për Shqipërinë evidentoi se rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31% e PBB-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15% të GDP-së”, thuhet në raport.

Ndërsa vetë raporti raporti i qeverisë se kontratat koncesionare ne fuqi nuk po monitorohen./MONITOR

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...