Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit në qytetin e Beratit. Shtetasi Elton Riko është hedhur nga ballkoni rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
40-vjeçari Elton Riko, babai i dy fëmijëve, është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori” në Berat dhe ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.