Ilaçe kontrabandë/ Tre në pranga, nën hetim dy doganierë

Saturday, 29 June 2019 17:21

Finalizohet operacioni antikontrabandë i koduar “Farmacia”. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si edhe procedohen penalisht në gjendje të lirë dy doganierë të Doganës së Kapshticës, për shpërdorim detyre. Sekuestrohen sasi medikametesh të dyshuara si kontrabandë.

Policia njoftoi se, specialistët e Seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policive Korçë dhe Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Farmacia”, si rezultuat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

• Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë,
• R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë,
• R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë:

• K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht
• H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec (të dy me detyrë doganierë pranë Doganës së Kapshticës).

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volkswagen Sharon” të shtetasit R.Xh.

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...