Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ditën e sotme, ku nga perplasja e dt grupeve rivale një person ka mbetur i vdekur dhe 6 te te tjere jane te plagosur, te derguar urgjent ne spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit dhe viktimë ka mbetur një burrë rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Sipas te dhenave të para mësohet se viktima është një kalimtar i pafajshëm, që është gjendur aty në momentin e përplasjes me armë mes dy grupeve.
Nga perplasja mesohet se jane plagosur edhe 6 persona. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe jane ndaluar nderkohe dy persona.