Studiuesi Plasari nxjerr SMS kërcënuese: Lleshaj ruan gazin

Premte, 05 July 2019 16:56

Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë kreut të KQZ, Klement Zguri.

Studiuesi Plasari ka publikuar në “facebook” një mesazh kërcënues, ndërsa kërkon të saktësohet emri i përdorur nga kërcënuesi në rastin e Zgurit.

Duke aluduar se mund të jetë i njëjti kërcënues në të dyja rastet, Plasari shkruan se po e bën publik këtë mesazh për t’i bërë të fala ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që sipas tij, ruan gazin lotsjellës.

“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN! Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës. Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, shkruan Plasari.

66407904_2956503517908505_7613739412391723008_n.jpg

aurel.jpg

Modifikuar më Premte, 05 July 2019 16:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...