“Strasburgu” rihap pas 17 dosjen e vrasjes së policit gjatë grabitjes së autobusit të linjës Tiranë-Athinë

Premte, 05 July 2019 21:05

Një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut vuri në lëvizje gjykatat shqiptare për të pranuar rigjykimin e Gazmir Karemanit, i dënuar për vrasjen e një polici në vitin 1998.

Sipas vendimit të dënimit, Karemani së bashku me 3 persona të tjerë, gjatë një grabitjeje vranë policin Kastriot Çiçi. Fillimisht, Karemani u dënua me pushkatim, por një vit më vonë Gjykata e Lartë e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Plot 17 vite pas vendimit të formës së prerë nga kjo gjykatë, në vitin 2018, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konstatoi se gjatë gjykimit, të dënuarit Karemani i janë shkelur të drejtat për t’u mbrojtur në proces, si dhe nuk ka marrë dijeni për zhvillimin e gjykimit. “Të shpallë të pranueshme kërkesën. Vlerëson se ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës. Vlerëson se gjetja e një shkelje përbën në vetvete një shpërblim të drejtë të mjaftueshëm të dëmit jopasuror të premtuar nga kërkuesi”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Europiane.

ARSYETIMI

Në vendimin që disponon gazeta “Panorama”, për pranimin e rigjykimit nga Gjykata e Fierit, bëhet e ditur se në pjesën arsyetuese, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar se kërkuesi është gjykuar dhe dënuar në mungesë dhe nuk është treguar se kërkuesi, Gazmir Karemani, ka dijeni të mjaftueshme. Ose më mirë nuk ka fare dijeni për procedurat ligjore kundër tij.

“Në këto kushte, kjo gjykatë ka vlerësuar se kur një kërkues është dënuar në shkelje të të drejtave të tij të garantuara nga neni 6 i Konventës, forma më e përshtatshme e korrigjimit do të ishte që kërkuesi të vendoset sa më afër pozitës në të cilën ai do të kishte qenë nëse kjo klauzolë do të ishte respektuar. Në parim, forma më e mirë e korrigjimit do të ishte një gjykim i ri ose rihapja e procesit nëse kërkohet”, shkruhet në vendim.

RIGJYKIMI

Seanca e parë për rigjykimin e Gazmir Karemanit u zhvillua dje në Gjykatën për Krime të Rënda, ku për shkak të mungesës së avokatit, por edhe paqartësisë se cilët ishin trashëgimtarët e Kastriot Çiçit, të cilët duhet të njoftohen për nisjen e këtij procesi, u shty për në datën 18 korrik. Ndërkohë, edhe prokurori gjatë seancës bëri të ditur se ende nuk kishte në dorëzim dosjen e plotë. Vetë i dënuari nuk ishte i pranishëm, teksa me një deklaratë njoftoi Gjykatën se nuk do të merrte pjesë dhe se do përfaqësohej nga avokati i tij Halit Demaj. Krimet e Rënda do të gjykojnë Gazmir Karemanin për veprat penale të “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, e kryer në bashkëpunim, “Vjedhje me armë” në bashkëpunim (nëntëmbëdhjetë) herë dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve”.

KOMPETENCA

Të dënuarit Gazmir Karemani iu dha drita jeshile për rigjykim në datën 8 nëntor 2018 nga Gjykata e Fierit, e cila edhe ka dhënë dënimin e parë për të. Sipas këtij vendimi, Karmani duhet të gjykohej nga Gjykata e Fierit, por pasi dosja kaloi në gjykim, kjo gjykatë ka shpallur moskompetencën dhe dërguar dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi me ndryshimet e ndodhura, Gjykata e Rrethit nuk kishte më kompetencë të gjykonte vepra penale të tilla si vrasja e një funksionari.

“Gjykata konstaton se kompetente për shqyrtimin e kërkesës penale ndaj të pandehurit është Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila aktualisht ka kompetencën lëndore për gjykimin e çështjes për veprën penale të vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit. Sa më sipër, Gjykata vendos konstatimin e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shqyrtimin e çështjes penale”, shkruhet në vendimin e datës 28 dhjetor 2018, marrë nga Gjykata e Fierit. Ka qenë Gjykata e Lartë e cila i ka dhënë zgjidhje çështjes së moskompetencës dhe dërguar Krimeve të Rënda për të bërë rigjykimin.

Gjykata e Lartë prishi dënimin me vrasje

Ndërkohë që Gjykata e Fierit dhe ajo e Apelit të Vlorës e dënuan Karemanin me pushkatim, ka qenë Gjykata e Lartë në vitin 2001, e cila ka prishur këtë pjesë të vendimit dhe dënuar atë me burgim të përjetshëm. “Vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të ndryshohet edhe për llojin e dënimit për katër të gjykuarit. Këtu janë dënuar përkatësisht Gazmir Karemani dhe Bledar Boraj me vdekje, Fitim Zeqaj dhe Eduart Jorgji me burgim të përjetshëm, por duke qenë së Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me vendimin nr.65 akti ka shfuqizuar të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dënimin me vdekje në kohë paqeje”, argumentoi Gjykata e Lartë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...