×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës, në pranga 4 shqiptarë

Tuesday, 17 Prill 2018 10:22

Është goditur një rast tjetër i trafikut të kokainës në Itali. Policia financiare e këtij vendi në qytetin e Romës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të së martës operacionin "Biznes familjar" i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës. 

Në pranga janë vënë 7 persona; shqiptarët Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë.

Bosi kryesor i kësaj organizate trafikantësh dyshohet se ishte shqiptari Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një "dalje të sigurt" doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitim prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...