Fati i Teatrit Kombëtar/ Budina: Është e dhimbshme! Po zhdukim çdo gjë të vjetër në qytet

Diel, 21 July 2019 19:06

I ftuar në Syri TV, regjisori Edmond Budina ka komentuar lëvizjet e ditëve të fundit në mbrojte të Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, shqiptarët duhet të ndryshojnë mendësi, ndërsa akuzoi se çdo pjesë e historisë dhe trashëgimisë së vendit po zhduket.

 

“Gjërat sa më të vjetra aq më të shtrenjta janë për një qytet. Kemi këtë mendim anadollake pa patur kujtesë se kush kemi qenë. Ç’mburrje është kjo? Ç’na duhet flamuri që tundim mbi koka?

 

Është e dhimbshme, e frikshme dhe e turpshme! Duhet të ndryshojmë patjetër, ndryshe do ti sjellim të këqija të ardhmes”, deklaroi Budina.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka se, çfarë pritet të ndodhë?, Budina u shpreh:

“Unë nuk di të them, por pa dyshim aty ka një lëvizje atipike me atë që ka ndodhur. Zbrazja e teatrit dhe largimi i Eksperimentalit. Kur të boshatisen ato, fillon shkatërrimi.

Ne duhet të institojmë që të mos lejojmë prishjen. Kjo nuk është çështje partiake. Por është shumë mirë që PD dhe LSI e kanë bërë sot çështjen e teatrit çështjen e tyre. Ne jemi të prirur kulturën dhe trashëgiminë e këtij vendi”.

Regjisori Budina përmendi edhe një episod me drejtorin Hervin Çuli, të cilin e quajti provokim.

Sipas tij, Çuli kishte ardhur në orën 3 të mëngjesit, duke parkuar në mënyrë provokative makinën para teatrit.

1 koment

  • Përgjigju nine

    Jeni heronj te vertete Ju qe po mbroni teatrin.Ju respektoj dhe ju mbeshtes

    Tuesday, 23 July 2019 00:25 komentuar nga nine

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, ja si ta merrni vitaminën D

Shëndeti

Nëse nuk rrini mjaftueshëm në diell, ja si ta merrni vitaminën D

Vitamina D është një nga vitaminat e tretshme në yndyra, së bashku me vitaminat A, E dhe K. Kjo vitaminë ka përfitime të ndryshme, të cilat përfshijnë përthithjen e kalciumit...

3 mijë kroatë të vrarë nga serbët: 28 vjet nga masakra e Vukovarit të Kroacisë!

Globi

3 mijë kroatë të vrarë nga serbët: 28 vjet nga masakra e Vukovarit të Kroacisë!

Vukovari i Kroacisë, që ndodhet në afërsi të kufirit me Serbinë, sot ka shënuar përvjetorin e 28’të të masakrës, ku ushtria e Jugosllavisë bashkë me forcat serbe, vranë mbi 3000...

Nën hapat e prindërve, vajza e Beyonce fiton çmimin e rëndësishëm

Show-biz

Nën hapat e prindërve, vajza e Beyonce fiton çmimin e rëndësishëm

Vajza 7-vjeçare e Jay-Z dhe Beyoncé-s, Blue Ivy Carter, fitoi çmimi Ashford & Simpson Songwriter’s Award Train Soul 2019 të Dielën për kontributin e saj në melodinë “Brown Skin Girl”. Kënga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!