Basha në Pogradec: Policia tek bizneset, vendim kriminal i Ramës. Ky kryeministër nuk e ka jetën politike të gjatë

Tuesday, 30 July 2019 17:10

Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal, njësoj si çdo politikë fiskale dhe ekonomike që ka ndërmarrë kjo qeveri. Gjatë një takimi në Pogradec, zoti Basha foli për krizën e mbledhjes së të ardhurave nga qeveria si një sëmundje e përkeqësuar dukshëm pas vitit 2014. Kreu i opozitës tha se taksat e rritura dhe favorizmi i paligjshëm i klientëve te Ramës janë dy nga faktorët kryesorë që kanë penalizuar biznesin.

“Ndërsa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash.”- u shpreh Basha, i cili renditi 3 pasojat më të rënda për ekononinë e shqiptarëve.

1. “Sot biznesi i vogël ka ulur qepenat, i falimentuar nga TVSH 20 perqind.
2. Sot papunësia është në nivelet më te larta, sepse bizneset po mbyllin dyert prej konkurencës së pandershme dhe taksave të larta.
3. Sot konsumi është në minimum, sepse shqiptarët janë më të varfër.

“Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike te gjatë. Fundi i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Partise Demokratike për të hequr kërbaçin nga biznesi e për të rikthyer konkurencën e lirë.”-tha Basha.

Lideri i opozitës u kërkoi demokratëve në të gjithë Shqipërinë të informojnë qytetarët për 3 shtyllat kryesore të platformës probiznes të Partisë Demokratike.

1. Biznesi do të ketë një pullë fiskale që tregon që janë kryer detyrimet ndaj shtetit dhe e asnjë zyrtar shteti nuk do të abuzojë me kontrollet ilegale. Asnjë polic nuk do guxojë të dhunojë biznese dhe sipërmarrje.
2. Ne do të ndërmarrim nismën e uljes së taksave për bizneset dhe për të përmiresuar klimën e biznesit në vend.
3. Taksa 9% mbi të ardhurat dhe tatim fitimin, si dhe shmangia e patrullave gjobëvënëse, taksë 0 për biznesin e vogël. Një paketë e plotë incentivash fiskale në shërbim të biznesit dhe investitorëve.

 

Lulzim Basha tha se PD beson tek tregu i lirë, tek shpirti sipërmarrës dhe se, bashkë me qytetarët, do të punojmë së bashku për një Shqipëri të begatë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...