Mbi 10 persona të mbytur në plazhe, specialistët: Bëni kujdes

E mërkurë, 31 July 2019 18:22

Mbi 10 persona kanë humbur jetën në plazhe që prej nisjes së sezonit turistik në muajin qershor. Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç, por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja si 18-vjeçari i mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçari nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave.
Specialistët e shëndetit kërkojnë që pushuesit në plazhe të tregohen më tepër të kujdesshëm, sidomos në ditët kur deti nuk është i qetë.

Vrataj: Në qoftë se shikoni flamurin e kuq do të thotë nuk duhet të futesh në det, sepse era, krijimi i dallgëve dhe i rrymave janë shumë herë më të shpeshta për të ndodhur.

Drejtori i qendrës së urgjencës mjekësore Skënder Brataj tregon se në rastet kur një person rrezikon të mbytet është shumë me rëndësi dhënia e ndihmës së parë nga qytetarët, të paktën deri në momentin sa të mbërrijë ambulanca.

Por, si duhet dhënë ndihma e parë për personat që pësojnë arrest kardiak?

Brataj: Në një arrest kardiak është shumë e rëndësishme të shtypet gjoksi. Në gjoks ndodhet zemra. Vihet personi në një plan të ngurtë me barkun lartë, zemra mbështet tek shtylla kurrizore që është e ngurtë edhe tek duart e qytetarit apo personelit mjekësor që do ta bëjë atë.

Nga 1200 thirrje për urgjencën mjekësore, 750 vijnë vetëm nga Tirana.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...