U arrestuan për gjobën ndaj biznesmenit në Durrës, jepet masa për tre të rinjtë

Saturday, 03 August 2019 14:59

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefin, ndërsa detyrim paraqitje për Ergi Shullazin.

Ata u arrestuan disa ditë më parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro. Por pretendimet e prokurorisë, janë mohuar nga avokatët e 3 të arrestuarve, duke mohuar që ata të kenë kërcënuar biznesmenin.

Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi, janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro .

Burime bënë të ditur se prokuroria ka edhe përgjime, një pjesë e këtyre janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra.

Ky i fundit, sot kërkoi ndryshimin e masës për një prej të arrestuarve, Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanishme nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë. Prokurori kërkoi arrest në burg për dy të arrestuarit e tjerë.

Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke liruar një prej të arrestuarve dhe lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të tjerë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...