Luan Rama shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut: Ikja e tij do të dhembë gjatë!

Premte, 16 August 2019 19:16

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Fatos Baxhaku.

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Luan Rama shprehet për Baxhakun se ai ishte “modeli i gazetarit qytetar, shok, mik, koleg, i thjeshtë e i dashur, përherë i qeshur”.

“Ikja e Tos Baxhakut,
do të dhembë gjatë!

Tosi ishte njëri nga ne, 
e ndër ne më i miri.
Ishte ndër ne gëzimi, 
por edhe modeli i gazetarit qytetar. 
Ishte profesionisti,
por edhe lexuesi përherë i vëmendshëm!

Ishte dhe i tillë mbeti; 
shok, mik, koleg, 
i thjeshtë e i dashur, 
përherë i qeshur!

Iku me mirësinë që ishtë vetëm e tija, për të na lënë pas malin e dhembjes së madhe, mungesën e pazëvendësueshme dhe emrin si referencë të njeriut të mirë, në lartësinë ku nuk mbërrin kushdo, e ku Fatos Baxhaku është në vendin e vet.

Ikja e tij do të dhembë gjatë!

Lamtumirë e të ndrittë shpirti,
Tosi ynë i paharruar! “,-shkruan Luan Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...