Video/ Sa e lehtë është bërë grabitja me armë në Tiranë

Saturday, 17 August 2019 10:32

Një i ri është vënë në pranga, pasi akuzohet si autor i vjedhjeve të tre bizneseve në Tiranë.

“Forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Prokirorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 3 , finalizuan operacionin policor “Maskimi”, duke arrestuar shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën ‘Naim Frashëri’, një pike rimbushje telefonike në ‘rrugën e Durrësit’, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e ‘Zogut të Zi'”, njoftoi policia.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet, shtuan të njëjtat burime.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.

Materialet procedurale, nga ana e policisë, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...