Koncesioni Milot-Balldren/ Spahiu: Vjedhin pa iu dridhur qerpiku për diçka të pavlerë

Hënë, 19 August 2019 09:52

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për koncesionin e aksit rrugor Milot-Balldren, pas daljes së Raportit të Monitorimit, i cili jep detajet për nisjen e këtij projekti, i cili fillimisht u planifikua për një By-pass me kosto 24 milionë euro, një vlerë e papërfillshme krahasuar me projektin aktual të këtij aksi, i cili do t’i kushtojë qeverisë shqiptare plot 300 milionë euro.

Sipas Spahiut, “Inxhinierë shpjegojnë se nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta. Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët”.

Kështu, Spahiu akuzon qeverinë shqiptare se po vjedh pa kriter, për as diçka që hyn në punë.

Postimi i plotë i Spahiut

Milot-Balldren, përveç se një projekt korruptiv, ku një km do t’u kushtojë shqiptarëve 17 milionë euro, përveç se një projekt pa asnjë lloj transparence apo gare (kujtojmë që vetëm në dy km rrugë të ri-tenderuara u dha një vlerë prej 5 milionë eurosh më pak tek Astiri), përveç se ka akuza si projekt i pastrimit të parave, del dhe si një projekt i pa vlerë dhe i panevojshëm nga Raporti i Monitorimit.

Inxhinierë shpjegojnë se nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta. Sipas tyre zgjidhja me by passin 4 kilometra ka qenë e studiuar dhe e pranuar paraprakisht nga qeveria shqiptare dhe është si e tillë në të gjitha dokumentet zyrtare të paraqitura për financim nga donatorët.

Pra, mirë që grabisin pa iu dridhur qerpiku, por nuk bëjnë as diçka që hyn në punë. Se po ti kishit vjedhur këto para prsh në aksin Thumanë-Fushë Krujë do të kishit punë vetëm me ligjin por Veriu i Shqipërisë bashkë me Kosovën do të shpëtonin nga makthi, sidomos këtë vit, i trafikut me orë të tëra në atë segment.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...