Favorizoi Emiljano Shullazin, pezullohet drejtori i Burgut “313”

Hënë, 19 August 2019 19:10

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut “313” (Jordan Misja), Maksim Hamitaj, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb” nga burime të besueshme të burgjeve, të cilat sqarojnë se shkak i pezullimit të këtij drejtori është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.

Ndërkohë, Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.

Ndërkohë, problemi i favorizimit të të burgosurve është një problem i hershëm. Pak kohë më parë, në burgun “302” të burgosurit i bënë një peticion krerëve të shtetit, përmes të cilit kundërshtonin ligjin e ri për mundësimin e izolimit të tyre, si dhe anulimin e takimeve shtesë, që u është bërë kohët e fundit. Ndërsa, pak kohë më parë u pezullua nga detyra edhe drejtori imëparshëm i burgut “313”, për shkak të shkeljeve të tij.

Ndërkohë, kujtojmë se Ministria e Drejtësisë ka çelur garën për rekrutimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje, e cila po transformon dita-ditës të gjithë sistemin penitenciar.

Më herët, ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila gjatë një deklarate për shtyp paralajmëroi se të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në një “sitë” të imtësishme kontrolli.

Fill pas kësaj, u bë publik urdhri i Gjonajt për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet në pozicionet e larta drejtuese në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Le të kujtojmë se vëmendja ndaj sistemit penitenciar në vend është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë, ku transformimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit po vijon me ritme të larta, si në aspektin fizik të godinave, ashtu edhe atë logjistik apo administrativ, për të garantuar siguri, si dhe duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha të drejtat e njeriut për ata që vuajnë dënimin.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...