“Asnjëherë mos e zemëroni pronarin e një restoranti shqiptar”/ Prestigjiozja italiane artikull për incidentin me spanjollët

Hënë, 19 August 2019 21:29

Krahas mediave spanjolle, edhe një nga të përditshmet më të mëdha italiane, “Corriere”, i ka bërë jehonë ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri javës së shkuar: dhunimit të një grupi turistësh spanjollë nga pronari i Bar-Restorantit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

“Asnjëherë mos e zemëroni pronarin shqiptar të një restoranti.”- nis artikulli i “Corriere”-s.

Një grup turistësh spanjollë,- vijon artikulli- u larguan nga një restorant në Porto Palermo në jug të Shqipërisë, duke mos vlerësuar shërbimin e ofruar.

“Një gjest që pronari, Mihal Kokëdhima, nuk e pëlqeu aspak aq sa ndoqi furgonin iberik.

Në artikull shkruhet se burri u ngjit mbi furgon duke arritur të thyejë xhamin për të depërtuar në brendësi. Kështu ndodhi për mbi tre kilometra, ndërkohë që shoqëruesi i turistëve, një djalë shqiptar, shkelmonte xhamin për të sprapsur pronarin e restorantit, ndërsa vizitorët ishin të tronditur.

Në një moment, turistët telefonuan Policinë dhe i kërkuan agresorit të gjakosur që të shkëputej. Sapo mjeti u ndal, pronari përpiqet të hapë derën, por shoferi e parandalon në kohë.

Kokedhima u arrestua, ndërsa Ministri shqiptar i Turizmi, Blendi Klosi, takoi vizitorët duke u dhuruar një tufë me lule.”- raporton “Corriere”.

Video ku Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” në Porto Palermo, hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale dhe ka tronditur mbarë opinionin publik. Mesa duket, Kokëdhima e ka bërë “rrugë” me këtë sjellje pasi janë të shumtë turistët që kanë lënë në “Google” përshtypje tejet negative për biznesin e tij.

Vlerësimi për “Panoramën” është 2.7 në Google, nga 5 që është nota maksimale. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet evidentojnë sjelljen agresive të pronarit me turistët.

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turist përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist tjetër para një viti.

Kokëdhima, 51 vjeç, është arrestuar javën e shkuar, pas ngjarjes së ndodhur të enjten, kur sulmoi fizikisht një grup turistësh spanjollë, pas një konflikti të zhvilluar në ambientet e biznesit të tij.

51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...