Konfirmohet vdekja e djalit të Osama Bin Laden

E Enjte, 22 August 2019 19:18

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka konfirmuar vdekjen e Hamza Bin Ladenit, djalit të themeluesit të grupit, Al-Kaida, Osama bin Laden. “Kështu kam kuptuar unë”, ka thënë Esper në një intervistë për Fox Neës, kur është pyetur nëse Hamza Bin Laden është i vdekur, transmeton agjencia e lajmeve, AFP.

“Nuk kam detaje për këtë rast. Edhe nëse do të kisha, nuk jam i sigurt nëse do të mund t’i ndaja me ju”, ka shtuar ai. Mediat amerikane kanë raportuar në fillim të muajit gusht se bin Laden është vrarë në dy vjetët e fundit në një operacion që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe zyrtarë të inteligjencës.

Mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë tjerë të lartë kanë refuzuar të konfirmojnë apo mohojnë një gjë të tillë publikisht. “Nuk dua të komentojë këtë gjë”, ka thënë Trump kur është pyetur nga gazetarët.

Departamenti amerikan i Shtetit pati ofruar miliona dollarë për ata që kanë informacione rreth vendit ku ndodhet Hamza, fëmija i 15-të, i Osama bin Ladenit. Ai është konsideruar edhe si “trashëgimtar i xhihadit”, pasi ka bërë thirrje për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera.

Këto thirrje kanë bërë që ai të fitojë vëmendjen e ekstremistëve të rinj në Al-Kaida, grup që ka kryer sulmet e 11 shtatorit më 2001 në SHBA duke lënë të vdekur gati 3 000 persona. /Rel/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...