Tiranë, djemtë e pronarit të vilës në kërkim për vrasjen e punëtorit të kondicionerit

Premte, 23 August 2019 10:39

Shkoi për të instaluar një kondicioner por gjeti vdekjen. Kjo është historia tragjike e Indrit Çelajt, djaloshit nga Mallakastra që jetonte dhe punonte në Tiranë. 26 vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Policia shpalli në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës 3 katëshe ku ndodhi krimi si dhe arrestoi 4 persona të tjerë, mes tyre dhe pronarin dhe djalin tjetër i cili ka qenë me Indritin për të instaluar kondicionerin.

Si ndodhi vrasja

Mesditën e 22 gushtit 2019, rreth orës 11.00 në Tiranë. 26 vjeçari kishte shkuar për të instaluar kondicionerin në vilën trekatëshe në pronësi të Bujar Kusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ka pasur konflikt mes Indritit dhe dhe djemve të shtëpisë.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital" informoi policia.

Ne kerkim - Vëllezërit e shpallur në kërkim janë Griseldo dhe Albano Bujar Kusi.

Cfare ndodhi pas vrasjes?

Policia informon se është biseduar me 27 vjeçarin per te marre persiper krimin.

"Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës” informon policia.

Ne pranga -Te arrestuari jane: Ali (Edmond) Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç dhe Luan Çaka 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.

Zbardhja e krimit

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë. Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...