“600 gr bukë dhe ujë me vajguri”… Si mbijetonin 10-vjeçarët e internuar në Tepelenën e vitit 1949

Saturday, 24 August 2019 17:37

Fëmijë të dënuar dikur, sot ish-të përndjekur u takuan në kampin e Tepelenës, në një ceremoni përkujtimore ku u nderua sakrifica e mijëra grave dhe fëmijëve që e shkuan jetën në kazermat e këtij kampi.

Marte Nikolli, nga Spaçi, e internuar në Tepelenë në moshën 10-vjeçare dhe bashkëvuajtësi i saj Ndue Gjeta, tregojnë mbijetesën në kamp dhe të zhdukurit pa gjurmë. Në vitet 40, Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, ishte një shtet me shumë kampe, jo vetëm pushimi, por edhe përqendrimi. A2 ka udhetuar drejt kampit të Tepelenës për t’ju treguar histori që ende jehojnë në muret e këtij vendi.

“Unë isha bashkë me gjyshin, me gjithë gruan e tij, me nënën dhe dy kushërira me fëmijë të vegjël, pesë javësh dhe katër muajsh. 600 gr bukë kishim në ditë, ujë me vajguri, në daç pije, në daç leje”, tregon Marta Nikolli. “Jam shumë e revoltuar për vuajtjet që kam hequr”.

“Motra ime vdiq, edhe të tjerët, pa arkivole, pa gjë. Kanë vdekur 30 fëmijë për një ditë, u helmuan. Kanë vdekur 300 fëmijë”, kujton Ndue Gjeta, i cili rrëfen në lot se vjen këtu vetëm për motrën.

Por fatmirësisht ky kamp përqendrmi që u hap në vitin 1949, u mbyll brenda 5 vitesh. Nga një raport i qeverise amerikane drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara ky kamp njihet si vendi famëkeq ku fëmijët trajtoheshin shumë keq dhe numri i vdekjeve të tyre ishte shumë i lartë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lufta kundër Koronavirusit, në Kinë thirren në ndihmë ekspertë të mjekësisë tradicionale

Aktualitet

Lufta kundër Koronavirusit, në Kinë thirren në ndihmë ekspertë të mjekësisë tradicionale

Mbi 4 900 operatorë nga rreth 600 spitale të mjekësisë tradicionale kineze, të shpërndarë në të gjithë vendin, kanë mbërritur në Hubei për të ndihmuar në kontrollin e epidemisë së...

Korononavirusi/ Ministria e Shëndetësisë fond 1 milion dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale

Aktualitet

Korononavirusi/ Ministria e Shëndetësisë fond 1 milion dollarë spitaleve për shtimin e mjeteve të mbrojtjes personale

Ministria e Shëndetësisë thekson se nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, ndërsa i bën thirrje  personave që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të...

Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 322 të infektuar. Kreu i Mbrojtjes Civile: Nevojë për maska

Aktualitet

Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, 322 të infektuar. Kreu i Mbrojtjes Civile: Nevojë për maska

Ka shkuar në 10 numri i personave që humbën jetën nga korona virusi në Itali, ndërsa deri më tani, numri i të infektuarve ka shkuar në 322. Sipas “La Republica”, persona...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!