Shtetbërja me “Mihalët” nëpër këmbë, ku ngjason familja Kusi me “pronarin kriminel” Kokëdhima

Saturday, 24 August 2019 21:08

Dy vëllezërit, Albano dhe Griseldo Kusi, përkatësisht 28 dhe 31 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela, si edhe babai i tyre, Bujar Kusi, i vënë në pranga për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2017, Policia e Tiranës ka referuar ndaj tyre një material në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të bazuar në të dhëna të mjaftueshme për ngritjen e dyshimeve rreth një pasurie të ngritur nga të ardhura të gjeneruara prej veprimtarisë kriminale.

Pas ngjarjes së të enjtes, ku Çelaj u plagos rëndë dhe nuk mundi t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë të nesërmen, vila e Bujar Kusit, mes rrugëve “Muhamet Gjollesha” e “Myslym Shyri”, do të jetë e para në listën e pasurive të familjes që do të verifikohet nga Policia e Prokuroria.

Ngjashëm me rastin e ditëve të fundit, kur u desh qarkullimi i bujshëm i pamjeve filmike ku shfaqej 51-vjeçari Mihal Kokëdhima që dhunonte një familje turistësh spanjollë pas një incidenti në bar-restorantit e tij “Panorma” në Porto-Palermo, për të “zbuluar” se në fakt godina ku kryhej veprimtaria e tij sipërmarrëse nuk ishte e pajisur me leje.

Menjëherë pas ngjarjes, në Policinë e Tiranës është zhvilluar një mbledhje urgjente për të verifikuar dokumentacionin, nga ku ka rezultuar se një punonjës i Bashkisë, ndaj të cilit ka nisur procedim penal, ndonëse kishte konstatuar se Bujar Kusi nuk kishte respektuar lejen e marrë për punimet që do të kryente në vilë, ishte mjaftuar vetëm me një gjobë.

Mësohet se një grup inspektorësh të IKMT-së, kanë shkuar pranë objektit ku ndodhi vrasja për të kryer verifikimet e nevojshme, ndërkohë që pritet që pjesa e ndërtimit e shtuar pa leje, të shembet gjatë ditëve në vazhdim.

Për ironi të fatit, Bujar Kusi pikëtakohet me Mihal Kokëdhimën edhe në akuzat me të cilët i është dashur të përballet me drejtësinë, për të shpëtuar paq. Kusi është proceduar edhe për vjedhje të energjisë elektrike, por gjykata ka vendosur të pushonte këtë çështje në ngarkim të tij, pasi nga këqyrja e kryer nga Policia Gjyqësore, ka rezultuar e provuar se apartamenti i banimit në rrugën “Myslym Shyri” është pronë e Griseldo Kusit, i cili në atë kohë jetonte jashtë vendit dhe aty ndodheshin prindërit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...