I drejtohen Apelit Administrativ/ Kushtetuesja, shtatë kandidatët që sfidojnë KED

Hënë, 26 August 2019 22:03

Veç kandidates për në Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto, e cila u rikthye për rishqyrtim në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, pranë kësaj të fundit kanë depozituar kërkesë padi për rrëzimin e vendimit të KED edhe shtatë kandidatë të tjerë nga lista me 25 persona që u ndaluan të vazhdonin garën. Vendimi për skualifikim nga gara apo për ndalim kandidimi është marrë kryesisht, për shkak të problemeve me pasurinë.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, është një prej tetë kandidatëve që kanë vendosur të sfidojnë vendimet e KED, duke i kërkuar Gjykatës Administrative të Apelit që t’i rrëzojë dhe t’i lejojë të vazhdojnë garën për në Kushtetuese.

Në vendimin e zbardhur të KED, pasqyrohet se Tafaj ka mungesë dokumentacioni justifikues ligjor për të justifikuar burimet e ligjshme të pasurisë së tre personave huadhënës prej të cilëve ka përiftuar hua në vlerën rreth 60 mijë euro, nga 20 mijë prej secilit.

Gjithashtu, KED konstaton se ai nuk ka respektuar ligjin lidhur me detyrimet për deklarimin e të ardhurave, ndonëse të verbërit përjashtohen nga detyrimi i pagesës së taksave dhe tatimeve të caktuara nga ligji. Gjithashtu, KED ka gjetur se Tafaj nuk ka paraqitur dokumentacion provues lidhur me përfitimin e shumës 354 euro në muaj nga shteti spanjoll, me statusin për jetë të pavarur për afro 10 vjet.

Për kandidatin Dedë Kasneci i cili kërkon rikthimin në garë, KED konstaton se nuk ka ushtruar për të paktën 15 vjet veprimtari profesionale nga ato të parashikuara si kusht për lejimin e kandidimit për në Gjykatën Kushtetuese.

Petrit Kaja dhe Gëzim Allaraj janë dy kandidatët e tjerë për në Kushtetuese të cilët kanë sfiduar KED lidhur me vendimet që u ndalojnë garën pasi janë konstatuar mungesa dokumentacioni justifikues ligjor për pasuritë.

Dy kandidatët e tjerë që i janë drejtuar Apelit Administrativ janë Kristaq Traja dhe Vasil Bendo të cilët u ndaluan nga KED për të vazhduar garën pasi u konstatua se nuk kishin dorëzuar pranë ILDKPKI brenda afatit 15 ditor deklaratat e plotësuara të pasurisë.

Kundër vendimit të KED për ndërperjen e garës është edhe gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Rexhep Bekteshi, i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 26 prill 2019. Por, KED ka gjetur se gjyqtari Bekteshi figuron të ketë qenë hetues në një dosje për një të pandehur me akuzën Agjitacion dhe Propagandë Armiqësore Kundër Shtetit në vitin 1990. KED konstaton se në vendimin e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit nr. 291, datë 09.05.2019, sillet në vëmendje gjetja se kandidati Rexhep Bekteshi ka qenë hetuesi i kësaj çështje në vitin 1990 dhe se vepra penale objekt hetimi konsiderohet si krim politik.

Sipas KED rrethanat e kësaj çështje për këtë kandidat, përbëjnë motiv për të vlerësuar mospërmbushjen e kushtit ligjor lidhur me integritetin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimit për 25 aplikantë për në Gjykatën Kushtetuese, mes tyre edhe Zhaklina Petos dhe 7 kandiatët e sipërpërmendur, të cilët garuan për vakancat në këtë gjykatë. Sipas vendimit të zbardhur, Peto u ndalua të kandidonte për shkak se dështoi të kalonte me sukses procedurën e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së saj dhe të familjarëve.

Por Peto ngriti padi kundër vendimit të KED-it më 9 gusht dhe më 22 gusht dhe një trupë gjyqësore e përbërë nga Alkelina Gazidede, Amarildo Laçi dhe Bari Shyti vendosi të pranojë pjesërisht padinë e saj. Dispozitivi i vendimit të publikuar tregon se Gjykata Administrative e Apelit ka shfuqizuar dy vendime të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilat i ndalonin Petos kandidimin për një mandat të plotë dhe një vakancë të parakohshme, pozicione që ishin shpallur nga Presidenti i Republikës më 17 shkurt 2018.

Ngjashëm me Peton edhe 7 kandidatë të tjerë të ndaluar nga KED, kryesisht po për mos justifikim të pasurisë, kanë paditur vendimet e Këshillit dhe kërkojnë të rikthehen në garë. /BIRN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...