Dajë e nip në gjyq prej dy vitesh vetëm për dy vota, pushtetarët e PS vodhën zgjedhjet dhe nuk i gjen gjë

Hënë, 09 September 2019 21:45

Nëse je i dyshuar për vjedhje të konsiderueshme votash, atëherë çështja jote penale do të harrohet në një pingpong hetimesh mes prokurorive, por nëse ke numëruar gabim vetëm dy vota, atëherë fati yt është i sigurt; do përfundosh i pandehur në Gjykatë.

Që prej zgjedhjeve parlamentare të 2017 katër numërues votash po përballen me drejtësinë për falsifikim të rezultatit zgjedhor. Odiseja e tyre me drejtësinë nisi pak një kallzimi të KQZ.

Por në përfundim të hetimeve Gjykata e shkallës së parë vendosi pushim të akuzës , pasi numërimi i gabuar i dy votave është konsideruar gabim njerëzor.

Ndërkohë që Gjykata e Apelit e ka vendosur sërish çështjen në lëvizje dhe ka urdhëruar rigjykim të Ilir Agos, Liman Ketës, Nazfi Dunit dhe Ylber Dukës.

“Kam numëruar tre dite e tre netë kutitë dhe kam gabuar vetëm në dy vota dhe këta më thonë hajde në Gjykatë, vetëm dy vota. Nga LSI kanë ik si vota tek PS”, shprehet Nazif Duni, i akuzuar gabimisht.

“UNË KAM QENË ANËTAR I GRUPIT TË NUMËRIMIT TË PS dhe absurditet i kam dhënë vota PS DHE VIJ vërdallë tani , hajde këtu hajde atje”, ka thënë Ilir Ago.

Paradoksi vazhdon më tej, edhe për dy të dyshuarit e tjerë , të cilët janë familjarë por përfaqësonin gjatë numërimit , dy parti të ndryshme.

“Ata dy të tjerët janë dajë e nip, njëri është i PS dhe tjetri i LSI”, ka shtuar Ago.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...