Horoskopi për ditën e mërkurë, 11 shtator 2019

E mërkurë, 11 September 2019 08:12

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Gjatë kësaj periudhe keni nevojë për të reflektuar lidhur me çështjet familjare dhe dashurinë. Gjithçka pasi në gusht keni përjetuar një krizë të fortë dhe jeni përpjekur shumë. Sa i takon punës, parashikohet një periudhë konfuze.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Keni nevojë që të rigjeni qetësinë, duke kërkuar me forcë dhe vendosmëri atë që prej shumë kohësh duket se ka humbur. Mund të përballeni me situata stresuese nga e kaluara, të cilat kërkojnë që ti jetoni gjërat me më shumë ekuilibër. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që të bëni, në mënyrë që të veproni me qetësi, pa u nxituar dhe pa e komplikuar rrugën tuaj. Të parit e së ardhmes me optimizëm, mund të sjellë situata interesante dhe premtuese.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Yjet parashikojnë një lodhje të dukshme dhe nervozizëm. Dikush ka ndryshuar punë dhe është vënë në lojë në sektorë të tjerë dhe kjo gjë i bën të ndihen nën presion. Pavarësisht tensionit, kënaqësitë do të vijnë. Kush ka dikë pranë, nuk duhet ta largojë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Nuk duhet ti nënvlerësoni situatat me të cilat do të përballeni, duke qenë se çdo gjë do të kërkojë më shumë energji dhe forcë. Çdo gjë që do të arrini, do të fitohet. Bëni kujdes me stresin, pasi mund të komplikojë një sërë situatash.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Shtatori, tetori dhe nëntori, janë muaj kalimtarë, ku duhet dëgjuar dhe jo vepruar. Shumë prej jush mund të inatosen, pasi gjatë muajve të fundit janë përballur me zhvillime të cilave nuk po ju gjejnë dot rrugë dalje. Ndërsa të tjerë kanë pasur mundësi që të tregojnë se sa vlejnë, megjithëse dhe të tregohen të kujdesshëm ndaj dikujt që mund t’iu fusë shkopinj në rrota.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Hëna do të jetë në shenjën tuaj gjatë kësaj dite, duke e bërë mjaft interesante. Kush është martuar prej pak kohësh, apo është i përfshirë në një lidhje të bukur mund të çojë përpara projekte premtuese në sajë të ndikimit të Venusit.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një javë e bukur. Kush ka nisur një aktivitet të ri, mund të marrë rezultate shumë të mira. Duhet të mundoheni që të lini mënjanë ankthin dhe ndjesinë se nuk ia dilni dot në diçka, pasi kjo gjë mund t’iu komplikojë jetën.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Nis për ju një periudhë gjatë së cilës duhet të luftoni, por më në fund do arrini që të siguroni një sërë fitoresh. Ajo që duhet të mbani parasysh në këtë moment, është vendosmëria juaj ndaj situatave. Kjo gjë vlen si në punë, edhe në sferën sentimentale.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo e mërkurë duket disi e lodhshme, ku do ju duhet të përgatiteni për diçka të rëndësishme. Të gjithë ata që kanë ndërmend një projekt të madh, nuk duhet të dorëzohen tani.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Ritmi do të nisë për ju me kohë të plotë. Megjithatë parashikohet që të ketë ndonjë konflikt në dashuri, teksa vijoni të prisni më shumë përgjigje. Bëni mirë që të zgjidhni çdo keqkuptim që keni, shkruan noa.al. Projektet e reja janë mjaft të favorshme, por keni nevojë për më shumë siguri.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Gjatë kësaj jave duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Në punën tuaj mos u mundoni që të sforcoheni shumë. Mund të jeni me kokën mes reve dhe nuk do e shihni mirë realitetin. Periudha në vijim do të sjellë konfuzion si në dashuri edhe në sferën profesionale.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Pritshmëritë për periudhën në vijim do të jenë shumë pozitive. Megjithatë nuk duhet menduar me ngulm për të ardhmen, pasi rrezikoni që të bëni gabime shumë të rënda. Edhe nga pikëpamja sentimentale do të ketë zhvillime interesante.

Modifikuar më E mërkurë, 11 September 2019 00:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...