Jahti i braktisur në Shëngjin, zbardhen detaje nga zhdukja e kapitenit

E mërkurë, 11 September 2019 13:22

Pronari i jahtit luksoz “Atik Bey” me vlerë prej 2 milionë eurosh që u gjet i braktisur pak ditë më parë rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin, Nedim Akyuz, ka dëshmuar ditën e djeshme para prokurorëve rreth zhdukjes së kapitenit që ia kishte dhënë në dorëzim mjetin, Sevgin Yavuz.

Ndërkohë sot, Akyuz ka kërkuar të rimarrë jahtin, kërkesë që është hedhur poshtë nga Prokuroria e Lezhës deri në përfundimin e hetimeve mbi këtë ngjarje. Mësohet gjithashtu se Akyuz ia ka dhënë mjetin kapitenit të tij, Yavuz, për t’i dërguar të vëllanë nga Budva e Malit të Zi në Korfuz të Greqisë.

Por, gjatë kthimit për në Budva, kapiteni ka humbur gjurmët pranë brigjeve shqiptare dhe jahti është gjetur i braktisur nga një peshkarexhë shqiptare, që vuri në dijeni rojen bregdetare. Mjeti lundrues është ankoruar në portin e Shëngjinit, ku qëndron i bllokuar.

Shtetasi turk Aykuz është biznesmen në profesion në fushën e tekstileve dhe aktiviteti i tij sipërmarrës është i vendosur në Turqi.

Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar arsyen përse është braktisur jahti dhe për të lokalizuar kapitenin tanimë të identifikuar. Në dyshimet e para, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ngjarjeje kriminale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

”Probleme me zemrën e përdorim droge”, ekzaminimi mjekësor zyrtar në SHBA: George Floyd vdiq prej një arresti kardiak gjatë arrestimit

Globi

”Probleme me zemrën e përdorim droge”, ekzaminimi mjekësor zyrtar në SHBA: George Floyd vdiq prej një arresti kardiak gjatë arrestimit

  SHBANjë ekzaminim zyrtar i Qarkut Hennepin e ka cilësuar arrestin kardiak si arsyen e vdekjes së George Floyd. Po ashtu ekzaminimi ka evidentuar se Floyd ka pasur probleme me zemrën...

Ky është mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve

Lifestyle

Ky është mëngjesi i duhur kundër dhimbjeve të kyçeve

  Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. I njëjti parim vlen edhe për pacientët që vuajnë nga artriti.Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se...

Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë

Aktualitet

Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë

Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!