Horoskopi për ditën e sotme 12 shtator 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

E Enjte, 12 September 2019 00:55

Dashi

Ju do të keni një ditë fantastike në punë. Do të ndiheni të sigurt, plot guxim dhe vetëbesim. Asgjë nuk mund t'ju mposht. Falë këtij qëndrimi pozitiv dhe energji, ju do të arrini shumë gjëra. E vetmja e papritur që mund t'ju ndodh është që të nënvlerësoni diçka.

Demi

Më shumë se kurrë, sot do të kërkoni të jeni të lirë. Kjo do të jetë një ditë e gëzueshme, ku do të keni mbështetje si edhe mundësi për të shprehur kreativitetin tuaj. Madje nuk do të mungojnë rastet për të dalë me miqtë.

Binjakët

Sot ju do të keni shumë energji për të përfunduar projekte në shtëpi, rinovime, lëvizje të mobilieve dhe ndoshta punime jashtë pronës suaj. Por sidoqoftë, kjo mund t'ju bëj të tregoheni agresiv në marrëdhënien me prindërit ose anëtarët e tjerë të familjes suaj.

Gaforrja

Kjo është një ditë pozitive për ata nga ju që merren me shitjet, teknologjinë, aktrojnë ose shkruajnë. Kjo pasi ju do të përkushtoheni tërësisht në atë që duhet të thoni. Falë punës, ju jeni kaq këmbëngulës, bindës dhe tërheqës tek të tjerët.

Luani

Në kohë të caktuara, ju mund të shpenzoni shumë para. Ju nuk do të keni frikë që të hidhni paratë për një problem ose diçka që e dëshironi. Edhe sot, nuk do të ketë përjashtime. Punoni shumë për të rritur fitimet tuaja, por tregohuni të kujdesshëm në shpenzimet.

Virgjëresha

Sot Marsi është në shenjën tuaj në kundërshtim me Jupiterin, i cili është një kombinim i mrekullueshëm. Dobësia e vetme është që mund t'ju bëjë të mbivlerësoni gjërat ose mund t’ju bëjë të nënvlerësoni problemet që janë të mundshme apo çfarë mund të shkojë keq.

Peshorja

Sot do të jeni të emocionuar për të bërë diçka që do të jetë pas "skenës". Ju mund të punoni vetëm ose të përfshiheni në një projekt të fshehtë që është emocionues. Ndoshta ju po planifikoni diçka? Këshilla e vetme është që të tregoheni të kujdesshëm. Duke ditur ku janë monedhat, ju do mund të ndiqni edhe paratë.

Akrepi

Entuziazmi juaj do të inspiroj të tjerët sot, prandaj kjo do të jetë veçanërisht pozitive për ata nga ju që drejtojnë një grup, klasë ose evente sportive. Njerëzit do të presim me padurim që t'ju ndjekin ose të dëgjojnë këshillën tuaj. Qëndroni të vërtetë dhe mos premtoni më shumë sesa mund të ofroni.

Shigjetari

Sot ndiheni plot vetëbesim. Planeti Mars është në shenjën tuaj duke ngjallur ambicien, ndërsa Jupiteri me fat po ushqen shpresat dhe dëshirat tuaja. Po po! Ju jeni gati investoni paratë tuaja. Por, a është kjo e sigurt? Jupiteri mund të bëjë premtime jorealiste. Jini të vetëdijshëm për këtë.

Bricjapi

Ju i adhuroni udhëtimet ose mundësitë për të ndryshuar ambientin tuaj, diçka që ju stimulon që të jeni ndryshe. Bëni çfarëdo që ju pëlqen dhe ju ndryshon ditën, pasi ju pëlqeni aventurat. Madje edhe nëse do të përballeni me sfida ligjore ose mjekësore, ju do të fitoni.

Ujori

Nëse jeni në ndonjë lloj mosmarrëveshjeje për trashëgiminë, pronat e përbashkëta ose çështjet e sigurimit, mos u shqetësoni, pasi sot do të mendoni se gjërat janë më të mira se duken. Sidoqoftë - ato janë të mira! Ju keni një shkak të shkëlqyeshëm për të qenë të sigurt; por tregoni kujdes.

Peshqit

Marrëdhëniet me partnerin/en ose miqtë e afërt do të jenë pozitive dhe entuziaste gjatë ditës së sotme. Në fakt, ju tërhiqni njerëz si pasojë e entuziazmit tuaj. Tregohuni të kujdesshëm të pranoni çdo gjë që mund të duket shumë e mirë. Hidhini pak "kripë", temperamentit tuaj shumë të "ëmbël".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...