Rama i dha tenderin, kompania me probleme me drejtësinë

E Enjte, 12 September 2019 18:30

Socialistët miratuan këtë të enjte në parlament, ligjin për kontratën e koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe firmes “Gjikuria”, sh.p.k. për një tjetër projekt , atë të ndërtimit dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass, Orikum – Dukat.

Gjikuria është dhe koncesionari, i “Rruges Orikum – Llogara”. Presidenti Meta e ktheu ne parlament për rishqyrtim këtë projektligj në datën 8 gusht por maxhorancca nuk i mori parasysh argumentet e tij sipas të cilave, kalimi me ligj i koncesioneve , krijon dyshime për afera korruptive . Përveç relacionit sqarues të kreut të shtetit, për këtë kontratë dhe kalimi i saj me ligj nga parlamenti, e implikon këtë institucion në një akt të rëndë paligjshmerie.

Firma Gjikuria e cila ka fituar këtë tender me një  kontratë të dates 20 maj te këtij viti, si një ofertues i pa kërkuar, rezulton me probleme te renda me drejtësinë. Shijak televizion, ka siguruar dokumentet qe zbulojne implikimin ne afera korruptive me truallin ne gjirin e Palasës, jo vetem firmën Gjikuria e cila është paditur por edhe Bashkinë Himare, IKMT, Prokurorine e Vlores, Hipoteken e Vlores, Avokaturen e Shtetit, Fondin Shqiptar te Zhvillimit, Task Forcen e Keshillit tte Ministrive, pas se ciles qendron firma e Alket Hysenit , aktualisht deputet socilist i qarkut Vlore.

Denoncuesi i skandalit te tjetersimit te pronave ne favor te firmes Gjikuria i perket familjes Pustinna, e cila bleu ne Palase 5000 m2 prej 20.000 m2 ne nje ankand shteteror sipas ligjeve ne fuqi te vitit 2001.

Ne baze te VKM shteti transferonte ne pronesi te firmes se falimentuar Kamberi, truallin ne plazhin e Palases me qellim shitjen nepermjet ankandit ne menyre qe te paguante njerezit qe kishin futur parate ne kete firme per zbutjen e tensioneve sociale ne ‘97-s.

Kjo prone ne ate periudhe dhe deri tani ishte e vetmja toke truall ne zonen e Palases dhe si rrjedhoje e pershtatshme per ndertim sipas ligjeve shqiptare. Tokat e tjera ne ate zone kishin dhe kane statusin e tokes kullote ose livadh. Pustina e regjistroi rregullisht ne Hipoteken e Vlores ne vitin 2001 dhe ka dokuementet e posacme. Ne vitin 2005 pronari i ketij trualli u perball me nje seri gjyqesh  pasi  Bashkia Himare kerkonte shfuqizimin e VKM-se. Padia e Bashkise u rrezua tre shkalle deri ne Gjykaten e Larte ne vitin 2010. Nderkohe ne vitin 2009 Shteti Shqiptar hap nje tender per ndertimin e rrugeve lidhese per plazhet e jugut e cila per mungese fondesh shtyhet ne vitin 2013.

Po ne kete vit Autoriteti Rrugor Shqiptar konstaton se projekti i prezantuar nga firma ndertuese kalonte mbi pronat e ish firmes Kamberi dhe per kete arsye ne nje mbledhje te Keshillit Teknik vendos devijimin e ketij segmenti rrugor ne pjesen e siperme te prones. Gjate kesaj kohe po kryheshin punime nga firma Gjikuria mbi token ne pronesi te familjes Pustina pa asnje njoftim. Akti u denoncua prane IKMT, Vlore dhe te Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit te cilet heshten per ndertimin pa leje . Ne kete moment nis nje beteje e gjate gjyqesore . Pustina fiton ne shkallen e pare ne vitin 2016 dhe ne Apel. Si rrjedhoje del urdheri i ekzekutimit dhe Permbarimi kryen ekzekutimin e vendimit. Firma Gjikuria cohet per ndjekje penale por prokuroria e Vlores pushon hetimet. Pronaret ankimonje vendimin. Apeli e miraton ne 2017.

Me pas prokurorja Elona Alvora ne vitin 2018 çon përseri kërkese per pushim te hetimit per ndertim te paligjshem. Por Gjykata e Shkalles se Pare Vlore merr vendim qe jo vetem ceshtja te mos pushohet por meqenese dosja hetimore eshte e plote atehere prokuroria duhet te regjistroje si te pandehur firmen Gjikuria dhe te ngreje akuzen perkatese.

Apeli ka lene ne fuqi kete vendim i cili eshte bere titull ekzekutiv ne qershor 2019. Pavaresisht ketij vendimi , firma Gjikuria shpk, vijoi qetesisht punimet ne trualline tjetersuar te cilen familja Pustina e gegzon vetem ne dokumente, ndersa mori nga Parlamenti dhe te drejten e punimeve ne tenderin e ri 70 milione euro. Shijak television ne vazhdimesi te investigimit te masakres ligjore me tjetersimin e pronave ne Palase per interes te firmes Gjikuria SHPK, do ju sjelle ne vijim te tjera dokumente , VKM, padi , ku faktohet implikimi i nje sere instiucionesh dhe emra funksionaresh qeveritare, ne kete afere korrupsioni te padenoncuar qe nga viti 2001.

https://boldne 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...