Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me armë dhe drogë në makinë

Saturday, 14 September 2019 13:40

Një i ri 22 vjeçar është ndaluar nga Policia pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën armë zjarri, armë të ftohta, lëndë narkotike, një mjet dhe një aparat celular.

“Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza”-njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët. Sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë, lëndë narkotike, mjet e aparat celular.

Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundraligjshme. Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë; një armë e ftohtë thikë ; një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza; një mjet dhe aparat celular. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., dhe materiale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...