Çfarë po hamë? Mish pule me salmonelë dhe ushqime me myk

Saturday, 14 September 2019 21:19

Përpiqemi të hamë shëndetshëm, por nuk dimë çfarë hamë! Madje, në disa raste, blejmë dhe sëmundjen bashkë me produktin që marrim.

E kjo bëhet më alarmante kur shesh se si supermarketet në Tiranë e rrethe tregtojnë produkte të skaduara, me myk, i mbajnë në rafte me ndryshk dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar së fundmi disa pamje se si mbahen produktet ushqimore në disa markete në vend. 5.5 milionë lekë ka qenë masa e gjobës për tre supermarkete në Tiranë.

Ndërsa në Portin e Durrësit AKU bllokoi 46.2 ton, fileto pule dhe kafe që vinin nga Brazili. Nga kontrolli rezultoi se mishi i pulës rezultoi me salmonelë, ndërsa kafja nuk përmbushte kushtet e sigurisë ushqimore.

Vetëm një ditë më parë, mjekët e infeksionistë bënë të ditur për A2 se viroza që mori përmasat e një epidemie në Tiranë u shkaktua nga salmonela.

Infektimi nga ky bakter merret nga ushqimet e palara, nga mishi i pulës dhe vezët të pa ziera mirë, nga uji dhe mungesa e higjienës. 250 persona, fëmijë e të rritur, shkonin çdo ditë në spitalin infektiv me probleme gastrointestinale. Edhe pse intensiteti i virozës ra, frika nga pasiguria e ushqimeve na shoqëron çdo ditë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...