Lapraka në protestë kundër ndotjes së ajrit nga fabrika: Nuk po mbushemi me frymë, po na vdesin!

Diel, 15 September 2019 10:35

Banorët e Laprakës janë ngritur sërish në protestë kundër ndotjes së ajrit nga fabrika e çimentos "Edil Centro" pranë tyre. "Nuk po mbushemi dot me frymë", tha një zonjë, sepse na vjen pluhuri i çimentos. Kjo bashki që përze fshatarët e shkretë që shesin një dorë spinaq a labot për fëmijët e tyre dhe i degdis s'dimë se ku, lejon këtë biznes së madh të na marrë frymën."

Një tjetër banor theksoi se nuk po bëhet fjalë për pluhurin e rrugës, por për pluhurin toksik nga fabrika e çimentos.

"Më 20 maj kemi bërë takimin e fundit me fabrikën. Na thanë na lini tre muaj se kemi filtrat të shkatërruar. Kaluan...Ku e gjejnë fuqinë këta që vazhdojnë kundër ligjit? Ne një makinë të vogël kemi e s'na e kalojnë tek Kolaudimi për ndotjen, aq e vogël sa është. Po gjithë ky oxhak?! Ne do ta ndjekim protestën në rrugë ligjore dhe në fund pastaj....Kjo nuk është protestë mjedisore, është protestë për jetën se po vdesin njerëzit nga kanceri. Këta e kanë pezulluar punën ditën dhe e kanë trefishuar natën. Këta janë shumë arrogantë, po na vrasin. Kjo është vrasje e heshtur."

 

Ndiqni kronikën.

 

Modifikuar më Diel, 15 September 2019 17:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...