Zbulohet dokumenti sekret i SHISH: Paramilitarë nga Kosova do digjnin Kuvendin

E mërkurë, 18 September 2019 16:35

‘Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar ngas opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator.

 

Tashmë pasi është ndjekur procedura e nevojshme, dokumenti i hartuar nga SHISH është pjesë e dosjes së Komisionit Hetimor fakt i deklaruar nga kryetari Ulsi Manja, paraditen e të mërkurës.

 

Ekzistenca e këtij informacioni sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje mbi të gjitha për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit.

Dy burime të pavarura nga njëri tjetri, që e kanë parë këtë dokument dhe  treguan, detajet e përmbajtjes.

Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit.

Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA. /Marrë nga TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...