INSTAT nxjerr zbuluar Ramën: Lindshmëria ra, pavarësisht bonusit të bebeve

E mërkurë, 18 September 2019 21:27

Prej vitesh Shqipëria po përballet me fenomenin e shpopullimit, ku ndër shkaqet kryesore renditen ulja e numrit të lindjeve dhe largimet masive në emigracion.

Nisur nga kjo, gjatë vitit 2018 kryeministri Rama, premtoi se të gjithë fëmijët që do të lindin nga janari i vitit 2019, do të përfitonin bursën e tyre, siç e quajti ai bonusin e bebeve .

Pa kaluar 9 muaj nga 1 janari, kohë që i duhet një fëmije të vij në jetë, Kryeministri bëri një tjetër deklaratë:

“Falë bonusit të bebes, ose nisur nga bonusi i bebeve kemi një rritje të numrit të lindjeve për 6 mujorin e parë. 15.135 fëmijë përfitues ndërkohë që jam i bindur që ky efekt do të vijë duke u përmirësuar si rezultat i kësaj politike”.

Nisur nga deklarata e kryeministrit, gazetarët e "BOOM" kërkuan të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave nga ku rezulton se numri i lindjeve në 6 mujorin e parë 2019 nuk është rritur, por ka rënë krahasuar me një vit më parë.

Sipas botimit të INSTAT për treguesit demografikë, numri i lindjeve për tre mujorin e parë 2019 rezulton 5986 , duke shënuar një rënie prej 10.1% krahasuar me tremujorin e parë 2018.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6362, duke shënuar një rënie prej 5.7 % duke e krahasur me tremujorin e dytë 2018.

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 21:31

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...