Plagosja e vellait të kreut të bashkisë, dy të arrestuar në Bulqizë

E Enjte, 19 September 2019 13:23

Dy persona janë arrestuar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 41-vjeçari në Bulqizë të mërkurën (18 shtator).

Në prangat e policisë ra pronarit i lokalit ku ndodhi sherri, 37-vjeçari me iniciale B.Ç., si edhe bashkëpunëtori që ndihmoi autorin të largohej.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Bulqizë

Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A.

Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.

Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit:

B. Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.
________

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u ndalua shtetasi në kërkim :

G. L (P), 24 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje ", si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me datë 22.02.2019 , ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg", për këtë vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm, do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër e Mat për hetime të mëtejshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...