‘Prania e përfaqësuesve të SHBA-ve në gjyqin e Tahirit....moment kthese për drejtësinë’

E Enjte, 19 September 2019 21:12

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, e shikon vendimin që pritet të jepet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si një moment kthese për drejtësinë shqiptare.

“Gjykoj që ky mund të jetë një moment kthese për drejtësinë shqiptare që të mbarojë një periudhë pandëshkueshmërie e gjatë”, tha Shehi gjatë një interviste në ABC Neës.

 

Sipas Shehit, është momenti që të gjithë politikanët të kuptojnë se po mbaron koha kur mund të bëje çdo gjë dhe nuk ndëshkoheshe. Kreu i LZHK-së u shpreh se kanabizimi i vendit ka pasur të njëjtin efekt negativ si armët e vitit 1997.

 

“Unë uroj që të merret një vendim i drejtë, por të merret një vendim që t’i japë sinjal shqiptarëve, atyre që merren me politikë, që kjo punë nuk vazhdon më tej”, u shpreh Shehi.

Një defekt të drejtësisë, Shehi sheh praninë e të huajve akoma në këto institucione. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ata kanë qenë garanci për t’i treguar dhëmbët krimit.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua këtë të enjte ndaj Saimir Tahirit, u raportua se prezent gjatë gjithë kohës kanë qenë edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...