Pjesa më e madhe e Tiranës pa ujë, difekt i rëndë në tubacionin kryesor të Bovillës

Premte, 20 September 2019 13:36

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë njoftoi sot qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

Inxhinierët dhe grupet e punës kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.

Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë shtoi se po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...