41-vjeçarja nga Korça i jep fund jetës duke pirë ilaçe, mister arsyet

Saturday, 21 September 2019 10:31

Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës pasi ka pirë një sasi të madhe ilaçesh. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Pojan. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për ‘BalkanWeb’ se 41-vjeçarja është gjetur në banese nga motra e saj, e cila e ka transportuar drejt spitalit.

Fatkeqësisht shtetasja me inicialet R.K., nuk ka arritur dot të shpëtojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

 Ende nuk dihen shkaqet se perse gruaja shkoi drejt aktit ekstrem, duke i dhënë fund jetës.

“Më datë 20.09.2019, në orën 21:00, në fshatin Pojan, në banesë, është vetëhelmuar me lëndë helmuese (e papërcaktuar ende)shtetasja R.K, 41 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Në këqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...