Narkoparlamenti dhe kunati i Mimit do të zgjedhin SPAK

Tuesday, 24 September 2019 15:28

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i ka dhënë përgjigje pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, strukturë e ngritur pranë Kuvendit të Shqipërisë, për vonesat në ngritjen e SPAK. Ibrahimi ka thënë se kjo strukturë nuk është ngritur ende për shkak se lista me 15 kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, ende nuk ka kaluar procesin e vetingut.

Por çfarë pritet nga kjo strukturë e cila do të marr konsensusin e një Parlamenti të kanabizuar ku Brenda në atë sallë ka ende përfaqësues të krimit të organizuar dhe kjo u konfirmua dhe nga përgjimet e fundit në dosjen 339 dhe jo vetëm.
Kuptohet që sistemi I drejtësisë është totalisht nën kontrollin e Rilindjes. Zgjodhën Arta Markun në mënyrë të njëanshme, zgjodhën strukturat e tjera të drejtësisë si KLP dhe KLGJ në mënyrë të njëanshme duke vënë njerëzi e tyre jo vetëm të lidhur politikisht por dhe me lidhje familjare si Gent Brahimi kunati I Mimi Kodhelit.  Kuptohet që Rilindjes së lidhur ngushtë me krimin e organizuar I intereson kapja e drejtësisë pasi së shpejti me rënien nga froni do të iu duhet të japin llogari dhe në system iu duhyen të besuarit. E ndonëse propogandohet me të madhe SPAK dhe BKH këto struktura po zgjidhen nga Rilindja e sponsorizuar në pushtet nga krimi i organizuar. Ky pushtet ka prodhuar dhe këto struktura të drejtësisë.  Atëherë mbi keto argument lind pyetje: Sa të besueshme do të jenë këto struktura. A do të mund të veprojnë lirshëm ndaj korrupsionin galopant që ka pushtuar vendin dhe krimit të organizuar?! A mundet që të arrihen rezultate kur Narkoparlamenti dhe kunati i Mimit do të zgjedhin SPAK.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...