Përmbytën “Sabaudin Gabranin”, Ed Konstruksion dhe Klajger 7 miliardë lekë tendera nga Lali Eri

Tuesday, 24 September 2019 18:07

Shiu i parë i vjeshtës nxori zbuluar tenderin skandaloz të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në një prej zonave më të rëndësishme të kryeqytetit, pranë ish-21 Dhjetorit.

Oborri dhe ambjentet e brendshme të shkollës u gdhinë mëngjesin e së Martës të përmbytura nga reshjet e shiut, duke detyruar ministren e Arsimit, Besa Shahini, të urdhërojë pezullimin e zhvillimit të mësimit për qindra fëmijët që ndjekin klasat tek “Sabaudin Gabrani”.

Kjo situatë nxori në dritë një skandal tjetër, atë që përfshin Bashkinë e Tiranës dhe dy kompanitë ndërtuese “Ed Konstruksion” dhe “Klajger Konstruksion”.

Në nëntor 2018, Bashkia e Tiranës shpalli bashkimin e këtyre dy kompanive si fituese të tenderit për rikonstruksionin e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Vlera e tenderit, sipas dokumentave të publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik ishte 500 milionë lekë të vjetra dhe afati maksimal për përfundimin e punimeve ishte 12 muaj.

Dy kompanitë, me shumë mundësi për shkak të ngutit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i kanë përfunduar punimet më shpejt sesa afati maksimal, duke lënë pas dore cilësinë. Efektet e nxitimit u dukën këtë të Martë, kur mësuesit dhe nxënësit e ‘Sabaudin Gabranit” u urdhëruan që të mos hynin në ambjentet e shkollës për shkak të përmbytjes.

Kompanitë ndërtuese, dhjetra tendera tek Veliaj
Kompania “Ed Konstruksion” dhe “Klajger Konstruksion” nuk e kanë për herë të parë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

Boldnews.al” verifikoi të dhënat e transaksioneve zyrtare, të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”.

Në bazë të informacionit publik, rezulton se “Ed Konstruksion” ka fituar në mënyrë të vazhdueshme tendera tek Bashkia e Tiranës për ndërtimin e shkollave, sapo në krye të saj erdhi Erion Veliaj.

Kompania “Ed Konstruksion”, në total, ka fituar nga Bashkia e Tiranës tendera në vlerë rreth 4.5 miliardë lekë të vjetra. Ndër këto tendera, përmend edhe ndërtimi i shkollës “Kosova”, si edhe rikonstruksioni i plotë i Liceut Artistik, “Jordan Misja”.

“Ed Konstruksion” është shpallur fitues edhe në disa institucione të ndryshme publike përgjatë periudhës 2015-2019, në të cilat ka arkëtuar shumën në vlerën totale 15 miliardë lekë të vjetra.

Gjithashtu, edhe “Klajger Konstruksion” është shpallur fitues edhe në disa tendera të tjerë të zhvilluar nga Bashkia e Tiranë, krahas rikonstruksionit të shkollës “Sabaudin Gabrani”.

Në bazë të të dhënave të “spendingdata”, kompania “Klajger” ka arkëtuar nga financat e institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj mbi 2.5 miliardë lekë të vjetra, përfshirë këtu edhe rikonstruksionin e shkollave “Dhora Leka” e “Dëshmorët e Lirisë”.

Ndërkohë, po kjo kompani, është shpallur fituese edhe në tendera të zhvilluar nga institucionet e tjera qendrore e vendore, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, me një vlerë totale prej 7.5 miliardë lekë të vjetra.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...