Vrasësit me pagesë janë në Shqipëri, ja qytetet më problematike…

E Enjte, 26 September 2019 10:41

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari ka thënë në emisionin “opinion”, se dy qytete më problematike sa i përket kriminalitetit, janë Tirana dhe Durrësi. Sipas tij, më pas vijnë Elbasani dhe Shkodra, ndërsa Vlora njihet për ashpërsinë e grupeve kriminale.

Hajdari tha më tej se grupet kriminale përplasen për linjat e drogës, pasi është e vetmja mënyrë që të sigurojnë fitime të mëdha.

“Vrasësit me pagesë ka vite qe janë futur në Shqipëri. Nëse i referohemi situatës ka mungesë informacioni tek policia dhe kontrolli i personave me precedentë kriminalë. Këto përplasje vijnë për linjat e drogës, pasi këto linja janë e vetmja mënyrë që grupet kriminale të bëjnë fitime të mëdha për një kohë shumë të shkurtër. Po të mos ishte përplasje për linjat nuk do kishte një situatat të tillë”, tha Aleks Hajdari.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...