Përleshje e plagosje, 2 vëllezër në pranga

E Enjte, 26 September 2019 15:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamzë.

3 vëllezër janë përleshur me një person tjetër, duke e lënë të plagosur me thikë.

Policia bën të ditur se dy vëllezërit me inicialet G. M., dhe L. M., janë arrestuar e në kërkim është vëllai i 3-të.

 

Njoftimi i Policisë së Tiranës për ngjarjen:

Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

- G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz).

Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën ‘Teuta’, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...