Një 49-vjeçar është vetëplagosur ditën e sotme me armë gjahu.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet.
Njoftimi i Policisë Tiranë:
Rreth orës 14:50, në rrugën “Skënder Jareci”, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëplagosur në banesë me armë gjahu shtetasi A. B., 49 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Si pasojë e plagëve të marra,shtetasi A. B ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.