Detaje te reja jane bërë publike për aksionin antidrogë në Durrës. Sipas burime nga Prokuroria nga sasia e drogës që është kapur në Greqi, është lënë një pjesë shumë e vogël e drogës në kontenier, thjesht për dokumentim.
Mësohet se origjina nga është nisuar kokaina është Ekuadori dhe ka qene tranzit nga porti i pireut për në Durrës.
Trafikantët e kanë kuptuar që ishte zbuluar rruga e trafikut dhe kishte ndërhyrë menjëherë policia. Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda është duke shqyrtuar masën e sigurisë për personin e arrestuar në Durrës, për kontejnerët që dyshohet se kishin kokainë.
Policia ka arrestuar edhe një person tjetër për këtë ngarkesë, që dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori për në Portin e Pireut në Greqi e më pas në Portin e Durrësit. Duke iu referuar burimeve mësohet se Altin Mysilhaka, personi i parë i vënë në pranga është futur duke treguar një bexh në Port, ndërsa sipas burimeve mësohet se autoritetet greke kanë zëvendësuar ngarkesën e kokainës, me sasi orizi.
Kamerat e sigurisë më pas kanë kapur edhe personin e dytë, të identifikuar Ardian Bega. Masën e sigurisë për Mysilhakën po e shqyrton gjyqtarja Irena Gjoka.