Zbardhen emrat e 8 personave në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos

Premte, 27 September 2019 16:13

Pasi kanë qëndruar për një muaj në kërkim policor, tetë persona të akuzuar se kanë bashkëpunuar në vrasjen me paramendim të 26-vjeçarit, Santiago Malko, janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë për ta dhe ia ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Fiks një muaj nga vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar gjykatës për të kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tetë persona të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26- vjeçarit.

Prokuroria ka kërkuar masën "arrest me burg" për vellezërit Leonard dhe Elis Duka , Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj.

Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, "vjedhjes", vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për tu hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale.

Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.

Burimet bëjne me dije për RTV Ora se një nga tetë personat e shpallur në kërkim dyshohet të jetë ekzekutori.

Ndërkohë dyshohet se motivi i vrasjes janë konfiktet e meparshme të viktimës me të pandehurit, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Aktualisht për këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...