Deklaratat e shefit të FMN/ Spahiu: Në një linjë me qasjen e opozitës, Rama ju pergjigj me rrëzimin e dekreteve

Premte, 27 September 2019 16:57

Pas deklaratave të sotme të shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jans Kees Martijn, i cili deklaro se, është nevoja që qeveria të vendos prioritetet që i nevojiten vendit për investimet publike.  vjen edhe reagimi i ish-deputetit të LSI, Përparim Spahiu,

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan ndër të tjera se, deklaratat e shefit të FMN janë në një linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i përket PPP-ve.

 

“Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve”, shkruan ish-deputeti i LSI.

 

Postimi i plotë i Përparim Spahiut

Deklarimet e sotme të shefit të FMN i paraprijnë raportit vjetor në fund viti. Ato janë në linjë me qasjen e opozitës, sidomos sa i takon procesist më korruptiv të implementimit të një instrumenti si PPP-t.

Mazhoranca me arrogancë kaloi në Kuvend dhe dy kontratat e fundit. Nuk u dëgjuan as argumentat shterues të dekreteve të Presidentin për kthimin dhe shqyrtimin e tyre në linjë me ligjet, por dhe argumentat e thëna sot nga FMN, ku kryefjala është eleminimi plotësisht i KONKURUSHMËRISË, Edi Rama ju pergjigj me rëzimin e dekreteve.

"Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues", shprehet Jans Kees Martijn.

Gjithashtu FMN është në të njejtën linjë me opozitën sa i takon procesit te ri që Qeveria ka nisur me sistemin e ri elektonik të raportimit nga bizneset.

FMN e sheh atë si kosto shtesë dhe në kushtet aktuale si të pa nevojshme kur thekson se:

"Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve".

A ka shpresë që Qeveria të marë parasysh vërejtjet e bëra nga FMN? Unë them se jo. Atyre as që i shkon mëndja të dëgjojnë kënd, përveç përmbushjes së një qëllimi që i kanë vënë vehtes që kur erdhën në pushtet, të vjedhin sa të munden e me të gjitha format, pa marë parasysh dëmet financiare që duan periudha mjaft të gjata të riparohen.

Modifikuar më Premte, 27 September 2019 17:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...