Katër persona janë arrestuar pasi akuzohet se shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.
Policia e Tiranës informonse janë sekuestruar 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.
Janë arrestuar F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis . Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe 2 shtetas.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.
Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën "Pjetër Dungu", gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për "Moskallzim krimi" .
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.