Nuk e kishin kot disa personazhe të caktuara të jetës publike por dhe qytetarë të cilët vuajnë varfërinë e qeverisë së Ramës kur përcaktojnë që nuk hapim dot frigoriferin se dhe aty del ky. Sot herët në mëngjes njeriu që nuk qeveris , por që merret vetëm me thashetheme, drogë dhe PPP na kishte nxjerrë një avion me emrin Migjeni dhe na njoftonte për këtë fluturim.
Nuk është shuar ende propaganda mashtruese për avionin “Lasgush Poradeci” që po fluturonte veçse në drejtim të Erdoganit. Mashtrimi iu zbulua shumë shpejt se ai ishte një avion i “Turkish Airlines” që kishte të shkruar me bojë emrin. Sa fluturoi “Lasgushi” aq do fluturojë edhe “Migjeni”